Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë e Podujevës, Glauk Konjufca takoi veteranët e arsimit të kësaj komune. Mes diskutimesh të hapura, Konjufca ka vlerësuar kontributin e çmuar të tyre ndër vite. “Vendosmëria e tyre e palëkundur për të mos lëshuar pe, ashtu siç nuk kanë bërë kurrë më parë, u rikonfirmua sërish me mbështetjen e plotë për angazhimin e përbashkët drejt fitores edhe më të madhe të 28 dhjetorit”, është shprehur Glauk Konjufca.