Debati për Bia Khalifa-n, Sasa e thotë troç: Me pas qenë ju jashtë nuk do ta refuzonit atë kurrë

Bia Khalifa ka qenë temë diskutimi në prime-in e së premtes. Kjo pas disa shprehjeve paragjykuese që banori Ludo Lee i kishte drejtuar ndaj saj. Këto deklarata shkaktuan menjëherë reagime të shumta mes banorëve, duke krijuar debat të fortë brenda shtëpisë. Shumica i dolën në përkrahje banores rumune, duke përfshirë edhe konkurrenten aty brenda Sasa Hoda. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Ajo përmes një deklarate pohoi se sjellja e meshkujve është e ndikuar nga fakti se ndodhen në një format televiziv. “Bia nuk ka ardhë si shqiptare këtu së pari, as nuk ka ardhë me i përfaqësu shqiptart, por veten. Bia nuk ka ardhë këtu si profesoreshë as intelektuale por si modele e OnlyFans. Të kishit qenë ju jashtë secili nuk do ta refuzonit Bia-n kurrë, por jeni para kamerave. Është Edi që ka pas guxim, se ju asnjëri nuk e kishit refuzu”, ka deklaruar Sasa. Deklarata e saj u prit me pozitivitet edhe nga banorët e tjerë aty brenda.