Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç aktit të njohjes, të premten në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me kryeministrin Philip Davis, nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Presidentja në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova ecën përpara duke fituar miq. “Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, shkruan ajo. /Telegrafi/