Kurti takon familjarët e Afrim Zhitisë, motra e dëshmorit tregon bisedën që pati me nënën e saj

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar familjarët e dëshmorit Afrim Zhitia, gjersa motra e heroit Sadete Zhitia ka treguar bisedën që ka pasur me nënën e saj. Ajo në një postim në Facebook ka publikuar fotografi me Kurtin, ndërsa ka treguar edhe bisedën. Lexoni t ë plotë postimin e Sadete Zhitisë: Të kuptosh vendin, dëgjo edhe nënat Sot në bisedën e zakonshme të mëngjesit me Nanën, në mes të fjalëve të zakonshme, m'tha: “Zot ma ruaj atë djalë.” E pyeta: “Cilin djalë, oj nanë? Ajo: “Albinin, de.” Pastaj vazhdoi: “Kurr kush përpara për fmi as që i ka përmendë pret. As për gra lehona, nuk ka menue kush. Edhe penzijat i rriti. Besom, kam menue se kurr matanë Ibrit s’kemi me dalë në at Mitrovicë.” Kishte trishtim në sytë e saj kur e përmendi Mitrovicën. Mua m’u kujtua burgu i Mitrovicës, një stufë e madhe ku, në vitet e robërisë, digjeshin vitet e rinisë shqiptare. Më pas tha: “Kur po e shoh BASHKIMIN, DJALIN E ASAJ SHPIJE QË NA QITI NË DRITË, NË KRYE TË USHTRISË, zemra mal po m’bahet.” Pasi u mendua pak, mbylli sytë, fërkoi ballin e tha, me zë të dridhur: “Ky Albini diqysh e ka një nuri, e ka nj dije … sikur po më hjek mall”.