Dëmtimet e shpinës dhe këmbëve janë ndër problemet më të shpeshta ortopedike, por sipas specialistëve, një pjesë e madhe e tyre mund të parandalohen përmes një stili të shëndetshëm jetese dhe ushtrimeve të përshtatshme fizike. Ortopedi Arian Bujupi gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital ka theksuar se parandalimi i këtyre dëmtimeve varet drejtpërdrejt nga mënyra e jetesës dhe aktiviteti fizik i përditshëm, por gjithmonë duke u bazuar në vlerësim të saktë mjekësor. “Po, mund të parandalohen dëmtimet e shpinës dhe këmbëve bazuar në stilin e jetesës dhe ushtrimeve. Ushtrimet i ndihmojnë shumë pacientit, por duhet ditur saktë sa është dëmtimi dhe duhet vlerësuar nëse mjafton vetëm trajtimi me ushtrime apo është i nevojshëm edhe intervenimi kirurgjik”, ka deklaruar Bujupi. Ai ka nënvizuar se ushtrimet fizike dhe kujdesi ndaj trupit luajnë rol kyç në ruajtjen e shëndetit të sistemit muskulor dhe skeletor, por paralajmëron se jo çdo problem mund të trajtohet njësoj. Ortopedi Shaqiri: Mos i neglizhoni shenjat akute dhe kronike të dhimbjeve në nyje e shpinë Sipas tij, shumë profesione janë të lidhura me shfaqjen e problemeve ortopedike, veçanërisht ato që kërkojnë qëndrime të gjata ulur ose pozita të përsëritura të trupit. “Ka profesione që rrinë non-stop ulur dhe kjo sigurisht sjell probleme ortopedike. Ne si profesionistë duhet t’i këshillojmë pacientët që të kenë kujdes dhe të mos presin deri në fazën e ndryshimeve serioze, sepse këto ndryshime nuk ndodhin menjëherë, por zhvillohen me kohë”, ka theksuar ortopedi Bujupi. "Aksidentet, koha dhe prognoza", çfarë thonë dy ortopedët për trajtimin e traumave në Kosovë? Ai shton se mungesa e informimit dhe mosndryshimi i zakoneve të përditshme mund të çojë në përkeqësim të gjendjes shëndetësore, duke e bërë trajtimin më të vështirë dhe në disa raste duke e lënë kirurgjinë si zgjidhjen e vetme. “Nëse pacienti nuk informohet me kohë dhe nuk bën ndryshime në stilin e jetesës, më vonë trajtimi bëhet shumë më i vështirë ose kirurgjia mbetet alternativa e vetme”, ka përfunduar ai. Për më shumë shikoni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”: - YouTube www.youtube.com