Shërbimet amerikane të inteligjencës: Putin synon pushtimin e plotë të Ukrainës dhe disa pjesë të Evropës

Shërbimet amerikane të inteligjencës paralajmërojnë se diktatori rus, Vladimir Putin është i fokusuar në pushtimin e gjithë Ukrainës dhe “rikthimin” e vendeve që dikur i përkisnin Bashkimit Sovjetik. Ndër ta janë shtetet baltike, të cilat tani janë anëtare të NATO-s, shkruan reuters. Pavarësisht përpjekjeve të negociatorëve për të ndalur luftën, Putin nuk ka asnjë qëllim ta përfundojë atë - në vend të kësaj, ai ëndërron të fitojë territore të reja. Shefi i inteligjencës ukrainase, Budanov: Rusia mund të sulmojë Evropën në vitin 2027 Raportet e inteligjencës kundërshtojnë pohimet e presidentit amerikan, Donald Trump dhe përfaqësuesve të tij, të cilët thonë se Putin dëshiron të përfundojë konfliktin. Inteligjenca gjithashtu hedh poshtë deklaratat e Putinit se ai nuk paraqet kërcënim për Evropën. Ndryshe, shefi i inteligjencës ukrainasve, Kyrylo Budanov ka deklaruar se Rusia do ta sulmojë vendet baltike deri në vitin 2027. /Telegrafi/