Zyrtare: Thiago Silva rikthehet në Evropë, nënshkruan me gjigantin portugez

Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Chelseat, Thiago Silva, nuk do të rikthehet te klubet e tij të mëparshme, pasi këtë pasdite ka nënshkruar zyrtarisht me Porton. 41-vjeçari mbetet i vendosur të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 dhe beson se mund ta bindë përzgjedhësin e Brazilit, Carlo Ancelotti, nëse aktivizohet në një kampionat europian. Për këtë arsye, ai i dha fund kontratës së tij me Fluminense dhe u përfol për një rikthim të mundshëm te disa nga ish-klubet e tij, konkretisht Milan ose Chelsea. Megjithatë, asnjëra palë nuk e ndoqi seriozisht këtë ide dhe këto spekulime tashmë mund të mbyllen, pasi Thiago Silva është zyrtarizuar si lojtar i Portos. Ky transferim përbën gjithashtu një lloj rikthimi, edhe pse ai kishte qenë pjesë e Portos vetëm për gjashtë muaj në vitin 2005. ???? ?? ??ⵑⵑ Ladies and Gentlemen, an announcement from Mr. ?????? ????? ? @fabrizioromano @tsilva3 #SeguimosJuntos pic.twitter.com/YJgDUJQOKX — FC Porto (@FCPorto) December 20, 2025 Zyrtarizimi u bë në mënyrë disi të pazakontë në platformën X, përmes një videoje ku shfaqej edhe eksperti i njohur i afatit kalimtar, Fabrizio Romano. Vetë lojtari u shfaq me fanellën e Portos dhe konfirmoi se ishte “shumë i lumtur dhe i nderuar për këtë mundësi”. Ai falënderoi trajnerin italian Francesco Farioli, i cili këtë sezon është në krye të Portos. Kontrata e Thiago Silvës është e vlefshme deri në qershor 2026, me opsion për t’u zgjatur edhe deri në qershor 2027./ Telegrafi /