Pamjet që shihni vijnë nga rruga Korçë-Voskopojë. Siç shihet në video, ky aks është mbuluar nga mjegulla e dendur, ndërkohë që vështirësohet dhe lëvizja e automjeteve. Kujtojmë se fenomeni në fjalë është regjistruar në disa zona të vendit, ndërsa rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të ecin me shpejtësi të limituar.