Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e Man Cityt ndaj West Hamit

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj West Hamit në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier. Që në minutat e para, City tregoi synimet e tij. Në minutën e pestë, Erling Haaland u gjend dy herë radhazi përballë Areolës, fillimisht u ndal nga portieri francez, por në vazhdim norvegjezi përfitoi nga rikthimi i topit dhe e dërgoi atë në rrjetë për golin e epërsisë 1-0. Skuadra e Pep Guardiolës vazhdoi të ushtrojë presion dhe në minutën e 38-të erdhi goli i dytë. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Haaland asistoi për Tijjani Reijnders, i cili nga afërsia realizoi për 2-0, duke e lënë Areolën pa mundësi reagimi. Clinical. pic.twitter.com/JQ9Np2BnVB — Manchester City (@ManCity) December 20, 2025 West Ham pati momentet e veta, veçanërisht në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 47-të, Gianluigi Donnarumma ishte protagonist absolut, duke bërë disa pritje vendimtare radhazi ndaj Summerville, Potts dhe Paqueta, në një nga episodet më dramatike të takimit. Një tjetër rast i artë për mysafirët u shpërdorua nga Jarrod Boëen, i cili në minutën e 54-të, pasi dribloi edhe portierin, humbi një mundësi të pabesueshme përballë portës bosh. ? @ErlingHaaland 's 149th City goal! pic.twitter.com/sxov8x1Hc6 — Manchester City (@ManCity) December 20, 2025 Çdo dilemë për fituesin u shua në minutën e 69-të, kur Haaland shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Cityn, duke përfituar nga një top i kthyer pas një goditjeje të bllokuar në zonë për 3-0. Në mnutat e fundit, City pati edhe raste të tjera përmes Foden dhe Savinho, por Areola u tregua sërish i sigurt, duke shmangur gola të tjerë. Me këtë fitore City merr përkohësisht lidershipin me 37 pikë në pritje të Arsenalit që me fillim nga ora 21:00 do të luajë në udhëtim ndaj Evertonit./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore