Armando Broja rikthehet te goli në Ligën Premier – futet nga banka dhe realizon ndaj Bournemouth

Burnley ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Bournemouth në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier. Skuadra e drejtuar nga Scott Parker po kalon në një krizë të madhe të rezultateve këtë sezon dhe ia dolën të evitojnë humbjen krejt në fundin e ndeshjes. Autor i golit për mysafirët në këtë sfidë ishte Armando Broja, i cili pasi u fut në lojë në minutën e 65-të, ia doli të realizojë në minutën e 90-të për rezultatin përfundimtar 1-1. Për Brojën, ky ishte goli i tij i parë këtë edicion në kampionatin anglez, teksa ka 11 ndeshje të luajtura deri më tani. ARMANDO BROJA SCORES HIS FIRST GOAL IN THE PREMIER LEAGUE SINCE OCTOBER 2023!!!! HOPEFULLY MORE TO COME!!! pic.twitter.com/YkTIxtkoEJ — Illyrian Footy (@IllyrianFooty) December 20, 2025 Pavarësisht se për Brojën ky gol mund të jetë një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e kampionatit, por për skuadrën e tij kjo ishte ndeshja e tetë radhazi pa fitore. Burnley aktualisht pozicionohet në pozitën e parafundit në tabelë (19) me 11 pikë të grumbulluara, teksa xhiron e ardhshme do të jenë nikoqir të Evertonit./ Telegrafi /