Prindërit e personave që humbën jetën në zjarrin në diskotekën “Puls” sot në Marshin e 34-të për engjëjt në Koçan kërkuan zgjerim të hetimit, përcaktim të përgjegjësisë individuale dhe shpjegim publik pse individë të caktuar nuk janë përfshirë penalisht në procedurë. Ata gjithashtu i dërguan një mesazh prokurorit të ri publik të shtetit – të rishqyrtojë të gjithë rastin që nga fillimi, që nga dita e tragjedisë, siç thanë ata, “me qëllim që të përcaktohet se kush e dinte, kush e lejoi, kush heshti dhe kush nuk veproi”. “Jemi të zemëruar sepse ka njerëz të tjerë që publiku dhe ne si familje, e dimë me siguri se janë fajtorë dhe nuk janë as të dyshuar dhe as subjekt i një hetimi të dukshëm dhe transparent. Fëmijët tanë nuk janë numra. Ata kanë emra. Ata kanë histori. Ata kanë familje që do t’i presin përgjithmonë. Ky marshim është një mesazh: se jemi këtu, se mbajmë mend dhe se nuk do të lejojmë që e vërteta të varroset me fëmijët tanë”, tha Aleksandar Naunov, babai i vajzës së ndjerë para stacionit të policisë në Koçan. Para ndërtesës së Gjykatës dhe Prokurorisë në Koçan, Verica Trifunova, nëna e të ndjerës Monika Spasova, theksoi se dorëheqja e Prokurorit publik të shtetit, Lupço Kocevski është e vonuar. “Sot, në një kohë kur po ecim përsëri me imazhet e fëmijëve tanë në zemrat tona, Prokurori i shtetit, Kocevski paraqiti dorëheqjen e parevokueshme. Një dorëheqje e vonuar. Sepse ai nuk kishte guximin dhe vullnetin për të hapur në mënyrë të pavarur lëndën që nga dita e tragjedisë. Në vend të një hetimi të vërtetë, ai kërkoi informacion nga MPB dhe procedurat që vijuan u drejtuan ndaj personave të dyshuar që nga viti 2024 dhe më herët, ndërsa bartësit e vërtetë të pushtetit dhe përgjegjësisë mbetën të mbrojtur”, tha Trifunova. Para ndërtesës së Gjykatës dhe Prokurorisë në Koçan, Verica Trifunova, nëna e të ndjerës Monika Spasova, theksoi se dorëheqja e Prokurorit publik të shtetit, Lupço Kocevski është e vonuar. “Sot, në një kohë kur po ecim përsëri me imazhet e fëmijëve tanë në zemrat tona, Prokurori i shtetit, Kocevski paraqiti dorëheqjen e parevokueshme. Një dorëheqje e vonuar. Sepse ai nuk kishte guximin dhe vullnetin për të hapur në mënyrë të pavarur lëndën që nga dita e tragjedisë. Në vend të një hetimi të vërtetë, ai kërkoi informacion nga MPB dhe procedurat që vijuan u drejtuan ndaj personave të dyshuar që nga viti 2024 dhe më herët, ndërsa bartësit e vërtetë të pushtetit dhe përgjegjësisë mbetën të mbrojtur”, tha Trifunova. Marshi protestues, si zakonisht filloi nga “Parku i revolucionit”, përmes Qendrës tregtare dhe Zyrës së të Ardhurave Publike drejt stacionit të policisë dhe Gjykatës.