Milot Rashica mund të jetë një nga emrat që pritet të lëvizë në Superligën e Turqisë gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas raportimeve të mediave turke, Trabzonspori ka shfaqur interes konkret për sulmuesin e krahut të djathtë të Besiktasit. Klubi nga Trabzoni po kërkon përforcime në repartin ofensiv, me theks të veçantë në krahun e djathtë, dhe profili i Rashicës shihet si një zgjidhje e përshtatshme për nevojat e skuadrës. Nëse ky transferim realizohet, Rashica do të kishte mundësinë të ribashkohej me Ernest Muçin, me të cilin ka ndarë fushën më parë te Besiktasi. Muçi, reprezentues i Shqipërisë, është aktualisht pjesë e Trabzonsporit në formë huazimi, me marrëveshje të vlefshme deri në fund të sezonit 2025/26. Sulmuesi kosovar, i cili është 29 vjeç, ka kontratë me Besiktasin deri në verën e vitit 2027, ndërsa në klubin nga Stambolli u transferua në vitin 2023 nga Norëich City për shumën prej 5 milionë eurosh. Gjatë periudhës së tij te Besiktashi, Rashica ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke regjistruar 98 paraqitje në të gjitha garat, me 11 gola dhe 21 asistime. Ai ka kontribuar gjithashtu në fitimin e dy trofeve me fanellën bardhezi./ Telegrafi /