DJ-i i famshëm ndërkombëtar KeineMusik, një nga emrat më të njohur të muzikës elektronike në botë, është parë së fundmi në New York së bashku me menaxherin shqiptar Faton Shoshi. Ata kanë darkuar në restorantin luksoz Chez Margaux, një nga ambientet më prestigjioze të qytetit. Chez Margaux është i njohur për klientelën e tij elitare, përfshirë yje të muzikës dhe showbiz-it ndërkombëtar, si Taylor Swift dhe Jennifer Lopez, duke e bërë një nga destinacionet më të frekuentuara nga figurat e njohura globale. Prania e KeineMusik në New York rikonfirmon ndikimin e tij në skenën elektronike ndërkombëtare, ndërsa Faton Shoshi vazhdon të konsolidohet si një nga menaxherët shqiptarë më të angazhuar dhe të njohur në industrinë globale të muzikës. Kjo shfaqje publike e dy figurave të njohura shqiptarë dhe ndërkombëtare tregon se skena muzikore globale po afrohet gjithnjë e më shumë me talentët shqiptarë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Faton Shoshi (@fatonshoshi)