Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit, në Durrës. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit. Nuk dihet ende rrethanat në të cilat është regjistruar ngjarja.