MY Shawarma ka prezantuar produktin e saj më të ri, MY Chicken Burger, një risi në menu që po tërheq vëmendjen dhe po pritet shumë mirë nga klientët. MY Chicken Burger bazohet në një kombinim të balancuar shijesh, ku në qendër është fileto pule crispy, e shoqëruar me sosin special të MY Shawarma, i cili i jep burgerit identitet të veçantë dhe e dallon nga ofertat e zakonshme në treg. Reagimet e para nga konsumatorët kanë qenë shumë pozitive, duke e pozicionuar MY Chicken Burger si një nga produktet më të kërkuara të ditëve të fundit në My Shawarma. Ndërkohë, MY Shawarma vazhdon zgjerimin e saj me hapjen e pikës më të re, duke forcuar edhe më tej praninë në treg. Lokacioni i ri në Arlat do të hapet të martën, në orën 12:00, dhe konsiderohet strategjik për shkak të pozitës së tij, pasi lidh qytetet kryesore të Kosovës, ndërsa në këtë pjesë realizohet edhe ndërlidhja direkte me autostradën drejt Shqipërisë. Ky pozicionim e bën pikën e re një ndalesë ideale si për banorët lokalë, ashtu edhe për udhëtarët dhe qarkullimin e vazhdueshëm, duke u ofruar atyre mundësinë që të shijojnë produktet e MY Shawarma, përfshirë edhe risinë e fundit, MY Chicken Burger.