Barcelona i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Villarreal, në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga. Katalunasit fituan me rezultat 0-2, sfidë ku Villarreal ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 39-të. Vendasit e nisën më mirë për të rrezikuar me Nicolas Pepe dhe Ayoze Perez, por të dy dështuan ta mposhtin Joan Garcain. Pas kësaj, Barcelona shënoi nga pika e bardhë për të kaluar Barcelonën në epërsi pas 12 minutave lojë. I njëjti lehtë mund të dyfishonte epërsinë, por traversa e shpëtoi Villarrealin. Megjithatë e tërë loja ndryshoi kur Renato Veiga u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të rëndë (39’). Fitoren e Barcelonës pastaj e vulosi Lamine Yamal me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë (63’). Barcelona kësisoj vazhdon si lider i vetëm me 46 pikë ndërsa Villarreal qëndron në pozitën e katërt me 35 sosh./ Telegrafi