Aston Villa e ka fituar derbin kundër Manchester United, në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën Premier. Villa i arkëtoi pikët e plota me rezultat të ngushtë 2-1, sfidë që ishte tepër e baraspeshuar. Vendasit e nisën për mrekulli për të rrezikuar me John McGinn dhe Morgan Rogers por që fillimisht dështuan t’i finalizojnë. Ishte Rogers që pastaj e zhbllokoi epërsinë ku pasi mori një pasim të bukur, me një goditje të fuqishme e la të shtangur portierin (45+1’). Sidoqoftë, vetëm dy minuta më vonë, Matheus Cunha përfitoi nga një top i humbur për ta barazuar rezultatin (45+3’). Villa ishte më e mirë edhe në fillimin e pjesës së dytë, ku Rogers me një goditje të fortë e riktheu epërsinë dhe njëkohësisht vulosi fitoren (58’). Villa tani “blindon” pozitën e tretë me 36 pikë, derisa Man Utd zë pozitën e shtatë me 26 sosh./Telegrafi/