Përfundoi çmontimi i radarit të vjetër në Aeroportin e Shkupit

M-NAV informon se sot me sukses ka përfunduar aktiviteti për çmontimin e plotë të radarit të vjetër në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit. Punimet, siç informojnë ata, janë kryer gjatë një periudhe me mjegull dhe dukshmëri të ulët e cila është shfrytëzuar në mënyrë optimale për përfundimin e plotë dhe të sigurt të aktiviteteve, pa asnjë ndikim në zhvillimin e qarkullimit ajror. Kjo fazë rrumbullakon procesin e çmontimit të radarit të vjetër dhe të papërdorshëm, si parakusht për aktivitete të mëtejshme që lidhen me instalimin e sistemit të ri modern të radarit. “M-NAV mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj sigurisë dhe vazhdimësisë së qarkullimit ajror, si dhe ndaj zbatimit në kohë dhe profesional të të gjitha aktiviteteve të planifikuara”, thuhet në komunikatë. Ndryshe, Navigacioni i Maqedonisë prej muajit shtator po punon për heqjen e defektit në një nga radarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.