Arb Manaj – Lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës

Ylli i Dritës Arb Manaj e ka fituar edhe çmimin e lojtarit më të mirë në elitën e futbollit kosovar. Manaj kaloi një sezon të jashtëzakonshëm që kur iu bashkua Dritës, duke qenë golashënuesi më i mirë i tyre. Falë kontributit të madh nga Manaj, Drita edhe arriti ta fitonte titullin kampion si dhe ta siguronte kualifikimin historik në Ligën e Konferencës. Kjo formë e shkëlqyer e Manajt po vazhdon, ku ka qenë kyç sërish për “Intelektualët” që e siguruan play-offin e Ligës së Konfernecës, aty ku do të përballen me Celje ose AZ Alkmaar. Ai çmimin e më të mirit të elitës e mori pranë dy presidentëve, pra të FFK-së Agim Ademi si dhe të FSHF-së Armand Duka./ Telegrafi /