Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, detajet e para

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një ba rnatore në Pejë. Dy persona të maskuar dhe të armatosur me thika kanë arritur të marrin para të gatshme. Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. "Të dyshuarit janë futur në barnatore dhe, nën kërcënimin e thikave, kanë grabitur të hollat, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes", u shpreh Gashi. Sipas Policisë, nga ky rast nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi.