3 kombinime me stil për shëtitje dimërore - nga xhemperi komod te palltoja me gëzof

Ide veshjeje që bashkojnë elegancën dhe rehatinë për shëtitje urbane në ditët e ftohta Dimri është periudha kur më shpesh zgjedhim të qëndrojmë në shtëpi, nën një batanije të ngrohtë me një filxhan çokollate të nxehtë. Ngricat, era dhe qielli i zymtë nuk janë kushtet më tërheqëse për shëtitje, madje mjafton një vështrim nga dritarja për të ndier të ftohtin. Megjithatë, me zgjedhjen e duhur të veshjes , edhe një shëtitje në qytetin e ftohtë mund të jetë e këndshme, duke ju mbajtur ngrohtë dhe njëkohësisht stilike. Më poshtë gjeni tre kombinime të gatshme mode , ideale për shëtitje të lehta dimërore. Pallto me gëzof dhe xhinse Ndonëse dikur mund të jenë parë si zgjedhje jo mjaft elegante, sot xhinset , të kombinuara siç duhet, përshtaten edhe në raste shumë shik. Nëse mendonit se nuk shkojnë me një pallto me gëzof artificial, gaboheni. Ky kombinim është perfekt për shëtitjet dimërore. Me një xhemper të thurur të gjerë , do të ndiheni rehat dhe do të dukeni shumë elegante. Zgjidhni xhinse klasike me prerje të drejtë ose model të zgjeruar, të cilat mund t’i kombinoni me çizme të sheshta ose çizme deri në kyç me take të forta, ideale për dimrin 2025, transmeton Telegrafi. View this post on Instagram A post shared by Chloe Butler (@chloekathbutler) Xhemper dhe pantallona të qepura Nëse nuk jeni adhurues të gëzofit, por dëshironi gjithsesi një pamje elegante, palltoja dimërore prej leshi është zgjedhja e duhur. Ajo kombinohet në mënyrë perfekte me xhemper klasik, nga modelet me jakë të lartë (golf) deri te motivet Fair Isle dhe me pantallona të qepura me prerje strikte . Për një pamje më të theksuar, zgjidhni një pallto në ngjyrë të fortë, si e kuqja, e cila i jep karakter gjithë veshjes dhe ndikon pozitivisht edhe në humor gjatë ditëve gri të dimrit. View this post on Instagram A post shared by Valeria Kei (@valerie.kei) Pallto dhe veshje sportive Ky kombinim mund të duket i pazakontë në shikim të parë, por në fakt përfaqëson balancën ideale mes elegancës dhe rehatisë . Veshjet sportive nuk janë më të rezervuara vetëm për shtëpi. Zgjidhni modele me prerje të drejta, prej materiali më të fortë,. Pamjen e plotëson një pallto e ngrohtë prej leshi dhe një shall i përshtatshëm, aksesorët janë gjithmonë të mirëpritur dhe e bëjnë veshjen më të kompletuar. View this post on Instagram A post shared by crimson (@crimsonmitchell) /Telegrafi/