Mot i ndryshueshëm gjatë javës, nga e mërkura reshje bore

Gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm, ku parashihet të ketë vranësira me interval të shkurta diellore. Nga dita e mërkurë do të ketë riga shiu në viset e ulëta dhe në viset mbi 1600 metra lartësi mbidetare parashihen fjolla bore. Ndërkaq sipas IHMK sot moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë. /Telegrafi/