Ndërtimi në Kosovë nuk është më i përqendruar vetëm në kryeqytet, por po shtrihet me intensitet të lartë edhe në komunat dhe regjionet tjera të vendit, ku po zhvillohen projekte të reja banesore dhe urbane dhe jo vetëm. Kështu u tha në “Përballje Podcast” nga Faton Hoxha, i cili theksoi se “boom” ndërtimi po vërehet në të gjitha regjionet e Kosovës. “Në secilin prej regjioneve të Kosovës ka boom ndërtimi – Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj”, u shpreh Hoxha. - YouTube www.youtube.com Sipas tij, Ferizaji është ndër komunat me zhvillimin më të shpejtë ekonomik dhe ndërtimor pas Prishtinës, ndërsa Prizreni po shënon zgjerim të madh drejt zonave përreth. “Prizreni praktikisht po bashkohet me zonat përreth përmes projekteve të mëdha ndërtimore”, tha Hoxha shkruan Telergafi. Ai theksoi se edhe Gjakova po përjeton rritje të ndjeshme të ndërtimeve të reja, pavarësisht madhësisë së qytetit, ndërsa zhvillim të vazhdueshëm po shënojnë edhe Peja, Gjilani dhe Mitrovica. Foto: Ridvan Slivova Hoxha shtoi se dhënia e lejeve të reja ndërtimore dhe vazhdimi i projekteve të mëdha tregojnë qartë se kërkesa për banesa ekziston edhe jashtë kryeqytetit. “Përderisa po jepen leje të reja ndërtimi, kjo tregon se ka kërkesë. Në momentin që nuk ka kërkesë, nuk ka as ndërtim”, theksoi ai. Në përmbyllje, Hoxha tha se ndërtimi do të vazhdojë në të gjitha këto komuna për aq kohë sa ekziston interes real për blerje. “Derisa ka blerës dhe kërkesë reale, ndërtimi nuk do të ndalet”, përfundoi ai./Telegrafi/.