Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në Shqipëri

Të hënën, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me kalime të shkurtra të vranësirave. Mjegulla do të paraqitet gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, kryesisht në zonat luginore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/sek. Valëzimi në det parashikohet i qetë, me forcë rreth 1 ballë. /Telegrafi/