Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry (R), si të dërguarin e tij të posaçëm për Grenlandë të dielën, pasi presidenti shprehu vazhdimisht interes për blerjen e territorit autonom në fillim të këtij viti. Trump tha në Truth Social se Landry "e kupton se sa thelbësore është Grenlanda për Sigurinë tonë Kombëtare dhe do të përparojë fuqishëm Interesat e Vendit tonë për Sigurinë, Mbijetesën dhe Sigurinë e Aleatëve tanë, dhe në fakt, të Botës". Landry, një mbështetës i vendosur i presidentit, mori drejtimin e Shtetit Pelikan në janar 2024. Nuk është e qartë nëse ai do të duhet të largohet nga rezidenca e guvernatorit për të marrë rolin e të dërguarit, përcjell Telegrafi. Trump e hapi temën e blerjes së Grenlandës gjatë mandatit të tij të parë dhe e përshkallëzoi një retorikë të tillë gjatë fushatës së tij të vitit 2024 dhe pas kthimit në detyrë. Presidenti ka argumentuar se territori, i cili është pjesë e Danimarkës, është thelbësor për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Në janar, Trump nuk e përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake ose ekonomike për të marrë kontrollin e Groenlandës. Forca Hapësinore e SHBA-së operon në një bazë në bregdetin veriperëndimor të ishullit Arktik. Zëvendëspresidenti Vance vizitoi bazën në mars dhe tha se SHBA-të nuk ka gjasa të përdorin forcën ushtarake për të marrë territorin. "Ajo që mendojmë se do të ndodhë është se banorët e Grenlandës do të zgjedhin, përmes vetëvendosjes, të bëhen të pavarur nga Danimarka, dhe pastaj ne do të zhvillojmë biseda me popullin e Grenlandës", tha Vance në atë kohë. Por ndërkohë, kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha në prill se ishulli “nuk do të jetë kurrë, kurrë një pronë që mund të blihet”. / Telegrafi /