Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina të vendit do të ketë dendësi të madhe të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 deri 12 gradë celsius. Gjatë kësaj jave moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/