Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Lahi Brahimaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi ka bërë thirrje për mbështetjen e Brahimajt. “Me gjeneralin”, ka shkruar Seferi në një postim të bërë në Instagram. Mbështetja e Nuri Seferit, një emër i njohur i sportit shqiptar dhe ish-kampion bote në boks, vlerësohet si një përkrahje e rëndësishme në prag të zgjedhjeve, duke i dhënë shtysë fushatës së Lahi Brahimajt në garën për Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/