Ndeshje spektakolare në NBA: Triumfojnë Knicks, Bulls e Kings

Ylli i New York Knicks, Jalen Brunson, shkëlqeu natën e kaluar në NBA, duke zhvilluar një ndeshje fenomenale dhe duke udhëhequr ekipin e tij drejt fitores 132:125 ndaj Miami Heat. Brunson ishte shënuesi më i mirë i takimit me 47 pikë dhe tetë asistime. Ai realizoi 9 nga 13 gjuajtje për dy pikë dhe 6 nga 13 për tre pikë, ndërsa ishte i saktë në mënyrë perfekte nga vija e gjuajtjeve të lira, me 11 nga 11. Mikal Bridges kontribuoi gjithashtu për New York-un me 24 pikë, ndërsa te Miami u dallua Kel’el Ware, i cili regjistroi 28 pikë dhe 19 ribaunde. Në ditët në vijim do të flitet gjatë për përballjen spektakolare mes Atlantës dhe Çikagos, ku u shënuan mbi 300 pikë në total. Chicago Bulls triumfuan 152:150 në transfertë. Jalen Johnson dhe Trae Young ishin më të mirët për Atlanta Hawks, por performanca e tyre nuk mjaftoi për fitoren. Johnson ishte shumë pranë një “triple-double”, me 36 pikë, 11 ribaunde dhe nëntë asistime, ndërsa Young e mbylli ndeshjen me 35 pikë dhe nëntë asistime. Heroi i Çikagos ishte talenti lituanez Matas Buzelis me 28 pikë, ndërsa Coby White shtoi 21 të tjera. Dramë u pa edhe në përballjen mes Sacramento Kings dhe Houston Rockets. Kings triumfuan pas kohës shtesë me rezultatin 125:124, falë një gjuajtjeje vendimtare për tre pikë nga Dennis Schröder, vetëm tre sekonda para fundit. Rezultatet: Atlanta – Chicago 150:152 - YouTube www.youtube.com Brooklyn – Toronto 96:81 New York – Miami 132:125 - YouTube www.youtube.com Minnesota – Milwaukee 103:100 - YouTube www.youtube.com Washington – San Antonio 113:124 Sacramento – Houston 125:124 - YouTube www.youtube.com