Dy shtetasve të huaj në Han të Elezit ua marrin dy telefona dhe para nën kërcënimin e thikës

Një rast grabitje ka ndodhur në Han të Elezit. Policia ka njoftuar se dy meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se, nën kërcënimin e thikës, kanë grabitur dy telefona dhe 115 euro në para të gatshme nga dy viktimat meshkuj, shtetas të huaj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/