Një person ka mbetur i plagosur në Ferizaj, pasi dyshohet se është qëlluar me armë nga një tjetër burrë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja. Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë) është në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve. /Telegrafi/