Lekaj: Kanë mbetur edhe 7 ditë deri më 28 dhjetor, votoni për AAK-në

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka theksuar se kanë mbetur edhe shtatë ditë deri më 28 dhjetor, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lekaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se numri 7 ka një domethënie të veçantë në këto zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dielën të dalin në votime dhe të mbështesin Aleancën, duke votuar për numrin 129, si dhe për kryetarin e saj, Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër të Kosovës. “7 ditë kanë mbetur deri me datë 28 dhjetor. 7 është numri im në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Andaj, të dielën, votoni për Aleancën, për numrin 129 dhe për kryetarin Ramush Haradinaj, Kryeministër të Kosovës”, ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/