Një vrasje në tentativë ka ndodhur të dielën në Gjakovë rreth orës 19:23. Si pasojë e të shtënave me armë nga persona të panjohur, një person ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Të dyshuarit pasi kanë kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedure hetimore. /Telegrafi/