Ritmi i shpejtë i jetës dhe angazhimet e përditshme kërkojnë zgjidhje të reja për kujdesin ndaj shëndetit dhe mirëqenies. JetoFIT vjen pikërisht me këtë qasje: një platformë moderne që u jep përdoruesve zgjedhje më të gjera për aktivitet fizik, kudo dhe kurdo që u përshtatet. Me JetoFIT , sporti bëhet më fleksibël dhe më i aksesueshëm për të gjithë. Përmes një anëtarësie të vetme, përdoruesit mund të stërviten në ambiente të shumta dhe të zgjedhin disiplinat që u përshtaten më shumë, pa u kufizuar në një hapësirë të vetme. Sport që motivon dhe bashkon Sporti sjell energji, fokus dhe mirëqenie emocionale. Për shumë njerëz, është mëyrë për t’urelaksuar, për t’u larguar nga rutina e përditshme dhe për të ndërtuar lidhje të reja shoqërore.Përmes JetoFIT , këto përfitime bëhen më të qasshme, pasi përdoruesit kanë mundësi të lëvizin lirshëm mes sporteve dhe qendrave të ndryshme, duke krijuar rutinën që i frymëzon dhe imotivon. Fleksibilitet për çdo individ dhe kompani Platforma ofron paketa të ndryshme anëtarësie për individët, grupet dhe bizneset. Kompanitë që investojnë në mirëqenie për punonjësit e tyre mund të ofrojnë një vlerë të shtuar që u përshtatet stileve të ndryshme të jetës dhe preferencave sportive. View this post on Instagram A post shared by Ne ju frymëzojmë të bëni jetë aktive dhe të shëndetshme (@jeto.fit) Rrjet partnerësh në shumë qytete JetoFIT po ndërton një rrjet të gjerë partnerësh: palestra, qendra noti dhe studio të ndryshme sportive të shpërndara në qytete të ndryshme. Kjo i mundëson përdoruesve të zgjedhin vendin më të përshtatshëm, qoftë pranë shtëpisë, punës apo gjatë udhëtimit brenda vendit.Qasja e decentralizuar krijon fleksibilitet real në përditshmëri dhe e lidh komunitetin sportiv në mënyrë funksionale dhe praktike. Një platformë në zgjerim të vazhdueshëm JetoFIT është tashmë i pranishëm në Kosovë, duke synuar rritjen e rrjetit në rajon dhe në SHBA me një vizion të qartë: t’u sjellë njerëzve një mënyrë moderne dhe të qasshme për ta integruar sportin në jetën e tyre të përditshme. Për më shumë kontaktoni në: Web: www.jeto.fit Tel: + 383 44 239 470 Instagram: jeto.fit Për abonime, klikoni në: JetoFIT Abonimet