Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar udhëheqësit evropianë dhe SHBA-në për zhvendosjen e afërt të sistemit raketor Oreshnik nga Rusia në Bjellorusi. "Ne e kuptojmë se ku do të vendoset", tha ai në X. "Ne po e ndajmë këtë informacion me partnerët tanë. Vetë partnerët mund ta vlerësojnë këtë kërcënim dhe të kuptojnë se si t'i përgjigjen atij", ka shtuar ai, përcjell Telegrafi. Në këtë drejtim, Zelensky paralajmëroi se raketat përbëjnë "një kërcënim për shumë vende evropiane". "Deri tani, Oreshnik nuk mund të interceptohet nga dronë", shtoi ai. "Ata tashmë e kanë përdorur Oreshnik kundër Ukrainës. Ne e kuptojmë se si ti kundërvihemi këtij kërcënimi". Reagimi i tij vjen pas një vendimi të udhëheqësve të Bashkimit Evropian për të mbështetur Ukrainën me 90 miliardë euro është një garanci sigurie financiare për të gjithë në Ukrainë. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan në arritjen e kësaj. Presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se "është e rëndësishme që asetet ruse të mbeten në Evropë dhe të mbeten të ngrira". Presidenti falënderoi udhëheqësit evropianë, përfshirë António Costa-n, Ursula von der Leyen-in dhe të gjithë udhëheqësit shtetërorë që mbështetën Ukrainën. /Telegrafi/