Ismaili nga tubimet në Therandë, Lipjan e Shtime: Kosova është bashkuar për Bedri Hamzën kryeministër

Nënkryetari i PDK-së dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, ka vazhduar sot tubimet elektorale në Therandë, Lipjan dhe Shtime, ku është shpalosur programi qeverisës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Ismaili theksoi se entuziazmi në këto tubime është dëshmi e qartë e bashkimit të qytetarëve rreth vizionit të PDK-së për një Kosovë të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies, duke vënë në pah se mbështetja për Bedri Hamzën po rritet çdo ditë e më shumë në çdo fshat e qytet të Kosovës. “Tubime madhështore në Therandë, Lipjan e Shtime. Kosova po bashkohet për qeverinë zhvillimore të Bedri Hamzës. Kapitulli i mirëqenies dhe e zhvillimit ekonomik po vjen.” ka shkruar Ismaili në rrjetet e tij sociale. /Telegrafi/