LDK prezanton sot programin dhe vizionin qeverisës në disa qytete

Sot, kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të vizitoj qytetet Dragash, Prizren, Suharekë dhe Prishtinë – Dega 3, për të prezantuar programin dhe vizionin qeverisës të partisë. Abdixhiku ftoi qytetarët të marrin pjesë, të njihen me kandidatët e LDK-së dhe të mësojnë më shumë për planet e partisë për zhvillim, rend, mirëqenie dhe mundësi të barabarta. Ai theksoi se kandidatët e LDK-së janë profesionistë dhe të përkushtuar për shërbim me përgjegjësi ndaj qytetarëve. Qytetarët ftohen të mbështesin LDK-në duke votuar numrin 123. /Telegrafi/