Albi Mall ka qenë dhe vazhdon të mbetet më shumë se një qendër tregtare. Është një vend ku familjet takohen, ku miqtë ndajnë kohë cilësore dhe ku momentet e përditshme kthehen në kujtime të çmuara.Me mijëra vizitorë çdo ditë dhe me besimin e ndërtuar ndër vite, Albi Mall falënderon të gjithë ata që kanë zgjedhur të vijnë, të rikthehen dhe ta bëjnë këtë hapësirë pjesë të jetës së tyre. Kampanja “Faleminderit që jeni pjesë e vendit të familjes suaj” vjen si një falënderim i sinqertë për secilin vizitor që e ka ndjerë gjithmonë Albi Mall si vendin e familjes. Faleminderit që na zgjodhët për shëtitjet e fundjavës, për blerjet e përditshme, për momentet eargëtimit dhe për pushimet e vogla nga rutina. Faleminderit që krijuat momente të paharrueshme. Qoftë një kafe me njerëzit e dashur, një buzëqeshje fëmijësh në zonat e lojërave, një dhuratë e zgjedhur me kujdes apo një mbrëmje e kaluar së bashku – çdo moment ka vlerë dhe çdo kujtim nis këtu. Albi Mall ka qenë aty në çdo stinë, duke ofruar siguri, komoditet dhe përvoja për të gjitha moshat. Pa ndryshuar thelbin e tij, por duke u përmirësuar vazhdimisht, ai ka ruajtur besimin e atyre që e kanë bërë zgjedhjen e parë. Faleminderit që na zgjodhët dhe që vazhdoni të na zgjidhni. Sepse Albi Mall nuk është vetëm një destinacion - është një ndjenjë, një pikë takimi dhe një vend ku familja ndihet si në shtëpi. Nga ne tek ju, përmbyllim këtë vit së bashku, duke mirëpritur vitin e ri, dhe duke ju uruar një vittë mbarë, me shumë suksese dhe dashuri. Albi Mall - vendi ku kujtimet takohen dhe familja bashkohet.