“Më lër të lahem pashë Zotin”, Angelo tenton të këndojë për Brikenën ndërsa ajo bën dush

Sot në mëngjes në Big Brother VIP Albania , banorja nga Kosova, Brikena , u zgjua dhe shkoi të bënte dush, kur papritmas pranë saj kaloi Angelo . Ai, me humor, i tha: “Nuk këndon në dush?” Brikena iu përgjigj: “Po, nëse ka muzikë”. Angelo, për të vazhduar shakanë, e pyeti: “Çfarë kënge do, që të të shoqëroj?” BBVA/Instagram Brikena ia ktheu me një buzëqeshje ironike: “Më lër të lahem, pashë Zotin. Megjithatë, Angelo nuk u ndal dhe filloi të këndonte këngën “She Will Be Loved” nga Maroon 5. Brikena, duke e marrë me ironi situatën, komentoi: “Bravo. Bravo”. Angelo pyeti edhe një herë nëse do të dëshironte një këngë tjetër, por Brikena u përqendrua te dushi, duke vazhduar rutinën e saj, ndërsa banorët e tjerë vëzhguan situatën me humor dhe kureshtje. Momenti solli të qeshura dhe atmosferë të lehtë në shtëpinë e BBVA, duke treguar edhe anën më gazmore të banorëve gjatë mëngjesit. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)