Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti sot në takim Ministrin në detyrë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, Hysen Durmishi. Takimi u fokusua mbi projektet infrastrukturore që janë duke u realizuar në qytet dhe fshatrat e komunës. Kryetari Bulliqi shprehu mirënjohje për mbështetjen financiare të Ministrisë, duke theksuar se vetëm nga një memorandum i nënshkruar këtë vit ndërmjet Komunës dhe Ministrisë janë asfaltuar dhe po realizohen dhjetëra rrugë, me një vlerë totale prej afro 5 milionë eurosh. Në takim u theksua se bashkëpunimi mes Komunës dhe Ministrisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të avancimit të projekteve mjedisore dhe infrastrukturore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. / Telegrafi /