Elezi: 80% e të punësuarve me kontratë në spitalin e Tetovës janë përfshirë në listën e të punësuarve

Drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë, Erzen Elezi sot ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar nga teknikët medicinal, shkruan Telegrafi Maqedoni. Ai tha se mbi 80% e të punësuarve me kontratë në spitalin e Tetovës janë përfshirë në listën e të punësuarve. Ai tha sipas rezultateve nga konkursi i fundit janë pranuar 20 mjekë, një stomatolog, motra medicinale 47, një motër medicinale me diplomë, tetë bio kimisit dhe referent një. Teknikët medicinal protestojnë para spitalit të Tetovës "Edhe më herë i ka paralajmëruar protestuesit se nuk do të mund të përfshihen të gjithë në punësimet e fundit për shkak të profilit të tyre, siç është për shembull reparti i Akusherisë ku ka nevojë vetëm për një, ndërsa kanë konkurruar 12. Ai shtoi se kjo është një arritje shumë e madhe për spitalin e Tetovës, ku mbas 10 viteve punësohen një numër i madh i personave, gjegjësisht 129 persona punësuar. Kujtojmë se sot një numër i personave të punësuar me kontratë si teknik medicinal kanë protestuar para spitalit, për shkak, siç thonë, në konkursin e fundit ka pasur manipulim./Telegrafi/