Qendra e Biznesit në Suharekë organizoi mbrëmje për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Qendra e Biznesit në Suharekë organizoi një mbrëmje të veçantë që bashkoi përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore, bizneseve lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë, në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në nivel lokal. Gjatë këtij aktiviteti, fjalime mbajtën: Kryetari i QBS-së, Refki Zogaj; Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj; Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari; Zëvendës Ambasadore e Sllovenisë në Kosovë, Milena Radenkoviq; Drejtori i Odës së Bizneseve Sllovene në Kosovë, Bajram Fusha; ish-Kryetari i Komunës, Sali Asllanaj; Kryetari i Degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala dhe Deputeti i VV-së, Salih Zyba. Të gjithë folësit theksuan rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore, zhvillimit të ndërmarrësisë dhe krijimit të partneriteteve të qëndrueshme ndërkombëtare. Ata vlerësuan rolin kyç të QBS-së në zhvillimin ekonomik të komunës së Suharekës dhe theksuan nevojën për investime dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Qendra e Biznesit në Suharekë falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për prezencën dhe kontributin, duke konfirmuar përkushtimin e saj për të qenë një urë lidhëse mes bizneseve, institucioneve dhe partnerëve strategjikë. QBS do të vazhdojë të ofrojë mbështetje, hapësirë për bashkëpunim, trajnime dhe lidhje me institucione vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim zhvillimin e një ekonomie më të fortë, më konkurruese dhe më të qëndrueshme në Suharekë./ Telegrafi /