Procedurat me të cilat ballafaqohen ndërtuesit dhe investitorët në Kosovë janë të shumta dhe ditë të tëra ecje nga një sportel në tjetrin. Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega, i cili vjen nga bota e biznesit, ka thënë se gjithë këto procedura mund të thjeshtohen vetëm me digjitalizim. “Ti duhesh të shkosh një ditë në drejtori të pronës dhe kadastrës, të dorëzosh kërkesë, të presësh deri nesër që ta marrësh atë për ta dorëzuar në drejtorinë tjetër, e të gjitha janë në një vend. Pse mos të digjitalizohen dhe të gjitha të kryhen në një vend”, ka thënë Gega, duke propozuar qartë. Digjitalizimi që tash ka ndodhur vetëm në disa komuna, sipas tij do të duhet të shtrihet në gjithë vendin dhe për këtë do të angazhohet në Kuvendin e Kosovës. Ky ndryshim do të ulë burokracinë, korrupsionin dhe kohën e humbur nga investitorët. Arben Gega mban numrin 68 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe garon për herë të parë, duke sjellë një frymë të re në garën për deputet./Telegrafi/