Klodi para disa vjetësh, fotografitë që tregojnë transformimin e tij të habitshëm

Ndërsa Klodi vazhdon rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, jashtë saj vëmendja është kthyer te e kaluara e tij. Disa imazhe të rralla po qarkullojnë në TikTok, duke treguar se si dukej banori shumë vite përpara se të bëhej pjesë e ekranit. Në videot që kanë mbledhur mijëra shikime, Klodi duket krejt ndryshe. Me një stil flokësh të ndryshëm dhe tipare më të buta, transformimi i tij është aq i dukshëm sa shumë ndjekës mbeten të habitur: nga një djalosh i thjeshtë, ai ka arritur të krijojë një pamje të kuruar dhe të tonifikuar, siç shihet sot brenda BBVK. Klodian/Instagram Këto fotografi kanë ngjallur kureshtje për jetën jashtë shtëpisë së BBVK-së, duke treguar se disiplina, stili dhe koha kanë ndryshuar dukshëm pamjen e Klodit. Ndërsa ai fokusohet te loja dhe dinamika brenda shtëpisë, publiku po zbulon një tjetër anë të tij, që dëshmon transformimin e plotë që ka pësuar me vite. /Telegrafi/ Screenshot Klodian/Instagram