Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftësmesatarisht 1,18 % në raport me vendimin e datës 19.12.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1.00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,028 den/kg dhe do të jetë 32,607 den/kg. Nga data 23.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 70,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 72,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 64,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 63,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU do të shitet për 32,607 (denarë/kilogram)./Telegrafi/