Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot priti ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin me të cilën ka folur për marrëdhëniet bilaterale dhe proceset eurointegruese, përcjell Telegrafi Maqedoni. "Sot, u takova me Elisa Spiropalin, Ministren për Europë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në Qeveri. Në takim diskutuam për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian. Theks i veçantë u vu në rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit. Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe miqësore, me gatishmëri të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin në të ardhmen", shkruan Mickoski./Telegrafi/