Qarkullimi i automjeteve në zonën e Veternikut është rënduar ndjeshëm gjatë ditës së hënë, ku janë krijuar kolona të gjata dhe bllokime të mëdha në trafik. Bazuar në pamjet e siguruara, rruga shihet pothuajse e bllokuar plotësisht nga automjetet, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve, shkruan Telegrafi. Situatë e ngjashme është raportuar edhe gjatë orëve të mëngjesit, çka tregon për një ngarkesë të vazhdueshme të trafikut në këtë segment rrugor. Ende nuk ka njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e sakta të bllokimit, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë këshilluar të përdorin rrugë alternative deri në normalizimin e qarkullimit. / Telegrafi / &