Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një postimi të tij në rrjetin Facebook, tha se dy vite më parë, në kuadër të Policisë së Kosovës, u themelua Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë thelbësorë të sigurisë. Kurti tha se testimi i aftësive të mbrojtjes ajrore, u realizua në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, mbështetur tërësisht në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës. Për çka edhe shprehu mirënjohjen e tij për zyrtarët e angazhuar, si dhe profesionalizmin e treguar, duke theksuar se mbështetja institucionale për zhvillimin dhe modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse do të vijojë edhe në mandatin tjetër. /Telegrafi/