“Kam qejf të jetoj me vjehërr, të zgjohem herët të laj oborrin”, Brikena hap zemrën për jetën në çift

Gjatë një bisede të qetë me disa nga banorët e Big Brother VIP Albania, Benita ka ndarë mendimet e saj për jetën në çift dhe për atë që ajo vlerëson më shumë te një mashkull. Diskutimi u fokusua te marrëdhëniet, bashkëjetesa dhe vlerat familjare, tema që Benita i trajtoi me sinqeritet. Ajo u shpreh se për të, një nga gjërat më të rëndësishme në një lidhje është lidhja e partnerit me familjen e tij. Sipas saj, ajo do të ndihej shumë mirë të jetonte së bashku me prindërit e bashkëshortit. BBVK/Instagram “Një gjë që më pëlqen te një mashkull është të jetojë me familje. Unë kam qejf të jetoj me nënën dhe babain e tij”, u shpreh Benita. Më tej, ajo shtoi se e tërheq shumë jeta tradicionale familjare dhe rutina e mëngjesit, ashtu siç kanë jetuar brezat e mëparshëm. “Kam qejf të zgjohem herët, si më parë që janë zgjuar nuset, kanë larë oborrin dhe kanë bërë bukën”, tha ajo. Benita theksoi gjithashtu se e pëlqen shumë bashkëjetesën me vjehrrit dhe familjen e zgjeruar, duke treguar respekt dhe dashuri për të moshuarit. “Kam qejf shumë të jetoj me vjehërr me familje. Pleqtë i adhuroj”, përfundoi ajo. Deklarata e Benitës u prit me reagime të ndryshme nga banorët, duke hapur një debat interesant mbi traditën, bashkëjetesën dhe mënyrën se si shihen sot marrëdhëniet familjare. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)