Gropë masive në një kanal në Angli, shpallet “incident i madh”

Një gropë masive është krijuar në një kanal në qarkun anglez të Shropshire, duke bllokuar dy anije në baltë të thellë dhe duke bërë që shërbimet e emergjencës të shpallin një "incident të madh". Anijet e kanaleve janë anije të gjata të projektuara për të lundruar në sistemin e kanaleve të ngushta të Britanisë. Historikisht, anijet janë përdorur për të transportuar mallra, por që atëherë kanë evoluar në “shtëpi lundruese” dhe përdoren edhe për qëllime rekreative. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar. Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Shropshire tha se ekipet e shpëtimit kishin punuar në kushte të vështira për shkak të tokës së paqëndrueshme dhe "ujit që lëvizte me shpejtësi", por arritën të nxirrnin më shumë se 10 anëtarë të publikut. Shërbimi nuk dha informacione të mëtejshme rreth këtyre personave. Publikut i është kërkuar të shmangte zonën ndërsa ekipet vazhdojnë të merren me incidentin. /Telegrafi/