Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e PD-së e cila do të zhvillohet këtë të hënë para Kryeminstrisë. Ambasada e SHBA-së ka këshilluar personelin e saj të shmangë protestën. Më tej në reagim ka listuar disa këshilla për të shmangur protestën ose tensionet q% mund të krijohen nga tubimi. “Një protestë është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 22 dhjetor 2025, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar policore, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës së SHBA është këshilluar të shmangë protestën. Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit për informacionet më të fundit. Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Udhëzimi ynë i vazhdueshëm është të shmangen zonat e protestave. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale si prioritet. Forconi masat tuaja të sigurisë duke zbatuar zakonet e mëposhtme: Veprime për t’u ndërmarrë: Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje, Të jeni të vetëdijshëm për rrethinën tuaj, Të kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose kufjeve në ambiente publike, Të ndiqni mediat lokale, Të keni gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje dhe të mbani një profil të ulët.”, sqarohet në njoftim. /Telegrafi/